Gjendja pranë murit në Mitrovicë mëngjesin e së dielës është e qetë.
Prishtina sot ka paralajmëruar që do të rrënohet ky mur dhe të njëjtën gjë e kanë paralajmëruar edhe organet lokale serbe të Mitrovicës më në krye me të parin e veriut, Goran Rakiq.
Tashmë në këtë pjesë të Qytetit kanë filluar të mbledhen media kurse gjendja është e qetë
Pranë murit është Policia e Kosovës, KFOR-i si dhe po kështu është parë një veturë e EULEX-it.
Po ashtu është vërejtur një qytetar serb i cili kishte të veshur një t-shirt në të cilën ishte e vendosur shenja e flamurit serb dhe ai kishte hipur mbi mur që të bëjë foto, kurse policia vetëm qëndronte duke e shikuar.