Gjendje e nderë në “kampin” e VV-së pas konferencës së Haki Abazit – Albin Kurti dhe bashkëpartiakët e tij duken nervozë në seancën e Kuvendit

Prishtinë | 16 Shk 2023 | 12:56 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca; zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, janë shfaqur të nevrikosur sot në fillim të seancës së Kuvendit të Kosovës, e cila nisi pak minuta pasi në hollin e Kuvendit, deputeti i kësaj partie, Haki Abazi, mbajti një konferencë me gazetarë, ku akuzoi rëndë partinë e tij, mes tjerash se janë të përfshirë edhe në zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit.

Kamera e Ekonomia Online ka kapur momentin kur Kurti çohet nga ulësja e tij dhe bisedon me Konjufcën. Nga grimasat e fytyrave, duket se tema është “tepër serioze”. Më pas, Kurti kthehet në ulësen e tij dhe e njofton edhe zëvendësin e tij, Bislimin.

Megjithëse njihet si një politikan “i fortë”, për një moment liderit të VV-së i shpëton një ofshamë.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, sot paradite në një konferencë për media, ka bërë të ditur se ai është në dijeni të video-incizimeve të cilat, sipas tij, konfirmojnë se kush i ka zhdukur mostrat e gjakut të Astrit Deharit.

Prandaj ai ka kërkuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës, të intervistojë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun e disa anëtarë të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Instituti i Mjekësisë Ligjore monitorohet 24 orë nga kamerat, dihet qartë kush ka hyrë te frigoriferi dhe ka nxjerrë mostrat të cilat kanë qenë të vendosura nën mostrat e tjera dhe janë zhdukur”.

Për deklaratat e thëna mbi rastin e Astrit Deharit, Prokuroria Speciale tashmë ka konfirmuar se do ta ftojë të hënën për intervistim deputetin Haki Abazi.

Të ngjashme