Në vitin 1999, kur Gazeta franceze Le Monde formuloi listën e librave më të mirë të shekullit 20-të, pak do të mendonin se një shqiptar do të futej në këtë listë.
Një listë që nisi me 200 libra, u reduktua përgjysmë nga rreth 18 mijë votues.
Ismail Kadare do të futej në këtë listë me librin “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” në pozitën e 81-të, libër ky i botuar në vitin 1963.
Libri francez “I huaji” nga Albert Camus u shpall si libri më i mirë i shekullit të kaluar, shkruan KultPlus.
Në fakt, Kadare me futjen në këtë listë bëri historinë pasi e fute shqipen si një ndër pak gjuhë që arritën të futën në këtë listë. Shqipja u radhit krahas italishtes, anglishtes, frëngjishtes, çekishtes, spanjishtes e gjermanishtes. Të tjera gjuhë e autorë që shkruan në këto gjuhë nuk u futën në këtë listë.
Proust, Umberto Eco, Franz Kafka, Anne Frank, Becket, Orwell, James Joyce janë të tjerë autorë që përbënin listën asokohe.