Gjenerallejtënant Rama vlerësoi lart procesin e testimit dhe vlerësimit të kandidatëve për rekrutë të FSK-së

Prishtinë | 20 Mar 2019 | 15:31 | Nga Ekonomia Online

Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, vizitoi kazermën ,,Skënderbeu’’ të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes(KDS) në Ferizaj, duke u njohur nga afër me procesin e testimit dhe të vlerësimit të kandidatëve, që kanë konkurruar për t’u bërë ushtarë të Ushtrisë së Kosovës.

Me këtë rast, komandanti i FSK-së, në poligonin e stërvitjeve, takoi nga afër grupet e kandidatëve të cilët po zhvillonin testin e fitnesit fizik, si dhe ata që po kryenin procesin e testimit të njohurive të përgjithshme në ambientet e KDS-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme