Sipas një studimi të fundit të Fondacionit Friedrich Ebert shumica e gjermanëve e sheh migracionin si shans, por thonë, se nuk duan të vijnë më refugjatë të tjerë. Gjermania u mbingarkua me pranimin e refugjatëve, mendojnë 56% e të pyeturve. Kush i huaj ka punë e është i integruar duhet të qëndrojë, edhe nëse nuk i ka dokumentet në rregull, mendojnë 78% e të pyeturve.
Dy të tretat pranojnë, se Gjermania ka nevojë për fuqi punëtore të kualifikuar për t’i dalë ballë mungesës së fuqisë punëtore.