Dhjetori shënon muajin me numrin më të madh të vdekjeve si pasojë e koronavirusit në Gjermani.
Janë mbi dhjetë mijë raste të raportuara në tre javët e para të muajit, derisa në muajin paraprak kanë qenë pesë mijë e 796 raste të shënuara, raporton Deutsche Welle, transmeton Klan Kosova.
Në tetor ka pasur 964 raste të vdekjeve të regjistruara, ndërkaq në shtator 190 sish.
Në ditët e fundit Gjermania ka shënuar rreth 500 raste të reja ë vdekjeve në ditë, me afërsisht mbi 30 mijë të infektuar.
Me rekordet e reja të regjistruara me të vdekur dhe të infektuar, dhjetori tregon se ky vend ende nuk e ka kaluar pikun e valës së dytë të COVID-19.