Gjermania dhe Kili kanë ndarë pikët duke barazuar 1:1 në Kupën e Konfederatave. Pas këtij barazimi, Kili prin me katër pikë për shkak të diferencës së golave, derisa Gjermania gjendet në pozitën e dytë me po kaq pikë.
Gjermania dhe Kili kanë ndarë pikët, pasi kanë barazuar me rezultat 1:1, në ndeshjen e zhvilluar në Kupën e Konfederatave.
Fillimisht në epërsi kaloi Kili, që shënoi për 1:0 në minutën e gjashtë përmes Alexis Sanchez.
Gjermanët barazuan gjithçka në pjesën e parë, në minutën e 41’të, përmes Lars Stindl.
Ky doli të ishte rezultati përfundimtar i sfidës, pavarësisht rasteve nga dyja anët në pjesën e dytë.