Një gjykatë në Gjermani miratoi ekstradimin e një diplomati iranian në Beligjikë, në bazë të një urdhërarresti evropian.
Diplomati, i cili u identifikua si Assadollah Assadi, dyshohet se ka qenë pjesë e një komploti të dështuar për të sulmuar një tubim të opozitës iraniane, pranë Parisit.
Gjykata e Lartë Rajonale në qytetin Bamberg të Gjermanisë tha të hënën se ka miratuar ekstradimin e diplomatit iranian, me bazë në Vjenë.
“I dyshuari nuk mund të thirret në imunitetin diplomatik sepse ai ka qenë në pushim jashtë shtetit nikoqir, Austrisë”, tha gjykata.
Assadi u arrestua në muajin korrik në qytetin Ashafenburg të Gjermanisë në bazë të urdhërarrestit që e identifikonte si të dyshuar për një komplot për të sulmuar një tubim, më 30 qershor.
Arrestimi i tij pasoi kapjen e një çifti me prejardhje iraniane, pasi policia belge gjeti eksplozivë në makinën e tij.