Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka uruar popullin gjermanë me rastin e 30 vjetorit të bashkimit të Gjermanisë.
Hoti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se gjermanët me këtë akt i thyen barrierat ideologjike, për ti dhënë Gjermanisë kahje perëndimore dhe për të dhënë kontribut qenësor në formimin e Evropës së sotme.
Hoti ka thënë se Gjermania është një ndër partnerët e pazëvendësueshëm për Kosovën.