Gjermania ka nisur me këmbë të mbarë ciklin eliminator për Evropianin 2020 në futboll. “Panzerët” të dielën mbrëma triumfuan 3:2 në një ndeshje dramatike në Amsterdam ndaj rivales, Holandës. Ndeshja i takoi Grupit C të eliminatoreve.
Leroy Sane (15′), Serge Gnabry (34′) dhe Nico Schulz (90′) shënuan golat për Gjermaninë, ndërsa për Holandën realizuan Matthijs de Ligt (48′) dhe Memphis Depay (63′).
Gjermania në një mënyrë iu hakmor Holandës për humbjen që ia shkaktoi në Ligën e Kombeve vitin e kaluar, shkruan sot “Koha Ditore”. Holanda e kishte mposhtur Gjermaninë 3:0 në të njëjtin stadium, ndërsa më pas nxori një barazim në Gjermani duke siguruar vendin e parë në grup dhe duke e rrëzuar Gjermaninë në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Holanda në ndeshje u fut pas fitores të shënuar të enjten ndaj Bjellorusisë me shifrat 4:0, në xhiron e parë të grupit.
Seleksionuesi i Gjermanisë, Joachim Loew, ka nisur rinimin e skuadrës dhe ka filluar mbarë.