Gjermania heq licencat e 4 konsullatave ruse

Prishtinë | 31 Maj 2023 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

Berlini po i heq licencat katër nga pesë konsullatat ruse në Gjermani, si përgjigje ndaj vendimit të Moskës për të kufizuar numrin e zyrtarëve gjermanë në Rusi në 350, sipas një zëdhënësi të Ministrisë së Jashtme gjermane.

Tërheqja e zyrtarëve rusë do të përfundojë deri në fund të vitit, tha zëdhënësi, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Në të njëjtën kohë, konsullatat gjermane në Kaliningrad, Yekaterinburg dhe Novosibirsk të Rusisë do të mbyllen, shtoi zëdhënësi.

Ambasada gjermane në Moskë dhe konsullata në Shën Petersburg do të mbeten në funksion.

Të ngjashme