Gjermania mund të rikthej luftëtarët e Shtetit Islamik – ISIS.
Kjo mund të ndodhë vetëm nëse të dyshuarit e kapur kanë qasje konsullore, sipas Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.
Këtë deklaratë ai e ka bërë pas thirrjes së Presidentit të SHBA-së, Donald Trump që aleatët evropianë t’ju lejojnë kthimin në vendet e tyre luftëtarëve të ISIS.
“Në princip, të gjithë qytetarët gjermanë dhe ata që kanë luftuar në ISIS e kanë të drejtën e kthimit”, ka thënë zëdhënësi i ministrisë, duke shtuar pra se ky kusht vlen për ata që kanë qasje konsullore.