Gjermania ia dhuron QKUK-së 15 respiratorë, Zemaj paralajmëron trefishim të kapaciteteve testuese

Prishtinë | 08 Tet 2020 | 09:09 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Republika Federale e Gjermanisë i ka dhuruar QKUK-së 15 respiratorë, të cilët janë financuar nga Ministria e Jashtme Federale, raporton Ekonomia Online.

Kostoja e këtij donacioni kap shifrën e 436 mijë euro, e që u mirëprit nga krerët e sistemit shëndetësor në vend.

Zemaj ka paralajmëruar se do të trefishohen kapacitet testuese.

“Për gjithë këtë angazhim që Kosova ta kaloj këtë situatë dhe jo vetëm për këtë, por ta tejkalojmë. Po e nisim këtë javë me dy lajme të mira ku IKShP do të trefishohen kapacitetet testuese dhe këto respiratorë do t’i bashkëngjiten kontingjentit gjerman”.

“Ky front mes neve me popullin evropian, neve na shton angazhimin shtesë dhe nuk do të ndalemi deri sa të jemi të barabartë me shtetet evropiane”, tha Zemaj, teksa apeloi te qytetarët që të vazhdojnë t’i respektojnë masat anti-Covid”.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorg Rohde, ka bërë thirre që të zbatohen masat, duke shtuar se me fillimin e stinës së dimrit mund të ketë rritje të numrit të rasteve, raporton EO.

“Fakti që jemi këtu tregon bashkëpunimin që e kemi së bashku. Është më rëndësi që po i afrohemi dimrit dhe mund të ketë rritje të numrave siç po tregojnë shifrat në botë dhe 15 respiratorët janë prodhuar nga kompania ‘Dragër'”, tha ambasadori.

Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka falënderuar shtetin gjerman për ndihmën, duke shtuar se do të kenë kujdes të shtuar gjatë përdorimit të këtyre pajisjeve.

“Ne sot po bëjmë pranimin e respiratorëve që j kemi donacion nga Gjermania. Ju e dini e gjatë kësaj kohë kanë pasur nevojë për kujdesin intensiv dhe këto shkojnë për nuk është donacioni i parë nga ky shtet”.

“Ne sigurojmë se këto pajisje do të përdorën për qëllime të mira dhe do të kujdesemi për këto pajisje. Që mos të kemi nevojë për këto pajisje, duhet të kujdesemi që t’i respektojmë masat”, tha Krasniqi.

Të ngjashme