Gjermania ka spiunuar Shtëpinë e Bardhë

Prishtinë | 22 Qer 2017 | 16:43 | Nga

Shërbimi informativ gjerman (BND) një kohë të gjatë i ka spiunuar edhe gazetarët e BBC’së, New York Times’it, Reuters’it dhe të medieve tjera botërore, transmeton Gazeta Metro.

Shërbimi një kohë të gjatë ka spiunuar shumë zyrtarë dhe kompani të SHBA, duke përfshirë edhe Shtëpinë e Bardhë, ka publikuar sot revista Spiegel.

Spiegel pretendon se ka pasur qasje në dokumente të cilat tregojnë se BND ka pasur një listë të rreth 4.000 fjalëve të zgjedhura kyçe për mbikëqyrje në periudhën prej 1998 deri në 2006. Këtu përfshihen numrat e telefonave apo fakseve, e-mail adresat e Shtëpisë së Bardhë, si dhe të ministrave të financave dhe të jashtëm, transmeton gazetametro.net.

Në mes të “caqeve” të tjera janë gjetur edhe institucionet ushtarake, duke përfshirë forcat ajrore dhe të marinës amerikane, NASA si dhe Human Rights Watch.

Agjencia AFP transmeton se BND nuk ka dashur të komentojë për Spiegel me rastin e këtyre pretendimeve.

Siç pretendohet cak i spiunimit ishin një numër i redaksive të BBC në Londër dhe Afganistan, të Neë York Times’it në Afganistan si dhe të Reuters’it në Afganistan, Pakistan dhe Nigeri.

BND as atëherë nuk ka dashur të komentojë pretendimet e Spiegel’it. Gjermania pat reaguar shumë ashpër kur më 2013 doli informata e Edëard Snoëden’it se agjentët amerikan kanë përgjuar nëpër gjithë botën, duke përfshirë edhe telefonin mobil të Angela Merkel.

Agjencia franceze AFP pretendon se më vonë doli që pikërisht BND i ka ndihmuar NSA amerikane të spiunojë aleatët evropianë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme