Këngëtarët shqiptarë po e spiunojnë njëri-tjetrin?!

Prishtinë | 26 Tet 2016 | 09:08 | Nga

Në pjesën e parë të emisionit NIN në Klan Kosova, evazioni fiskal ishte tema që u diskutua sonte.
Me zyrtarë të lartë të Administratës Tatimore të Kosovës por edhe me reperin Lyrical Son i cili pranoi të jetë i ftuar për të shpalosur përvojën e tij, pagesa e tatimeve u trajtua gjerë e gjatë.

Në pjesën e debatit ku u tentua të hidhet dritë më shumë mbi mënyrat se si informohen zyrtarët e ATK-së për fluksin e dasmave, mbrëmjeve muzikore e evenimenteve tjera ku këngëtarët marrin me mijëra euro u zbulua diçka interesante.

Zëvendës drejtori i ATK-së i ftuar në studio deklaroi se krahas informatave që marrin nga raportimet e qytetarëve nuk mungojnë as rastet kur artistët tregojnë për kolegët e tyre dhe fitimet e majme që ata marrin pa shumë zhurmë në tentim të shmangies së obligimeve ndaj shtetit. /Prive.al/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme