Gjermania këmbëngul ta shpëtojë marrëveshjen bërthamore me Iranin

Prishtinë | 10 Qer 2019 | 10:35 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, ka arritur në Iran në përpjekje për të gjetur mënyrën konstruktive për ta shpëtuar marrëveshjen nukleare të vitit 2015.

Maas këtë të hënë ka takuar homologun e tij, Mohammad Javad Zarif dhe Presidentin, Hassan Rouhani, shkruan Deutche Welle.

Maas po provon që ta shpëtojë marrëveshjen në mes të Iranit dhe një grupi të superfuqive botërore për t’ia shkurtuar këtij shteti programin bërthamor.

Akordi ka qenë në cep të kollapsimit prej kur SHBA-ja u tërhoq në vitin e kaluar dhe i vuri sanksione ekonomike Iranit.

Para takimi pala iraniane kishte thënë se Maas duhet të dërgojë gjatë vizitës së tij në Tehran më shumë sesa fjalë.

“Duam të dimë se çfarë saktësisht partnerët duan që të shpëtojnë”, kishte thënë Zarif.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme