Ekonomia Online
FUNDIT

Gjermania kritikon sulmin ajror izraelit ndaj një baze në Siri

Gjermania kritikon sulmin ajror izraelit ndaj një baze në Siri

Gjermania ka kritikuar sulmin ajror izraelit ndaj fushës ajrore Abu al-Duhur në veriperëndim të Sirisë, duke kërkuar respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të këtij vendi. Një zyrtar i lartë i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë ka deklaruar për Anadolu se Berlini i ka ndjekur me shqetësim raportimet lidhur me sulmin. “Çdo ndërhyrje […]

Gjermania ka kritikuar sulmin ajror izraelit ndaj fushës ajrore Abu al-Duhur në veriperëndim të Sirisë, duke kërkuar respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të këtij vendi.

Një zyrtar i lartë i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë ka deklaruar për Anadolu se Berlini i ka ndjekur me shqetësim raportimet lidhur me sulmin.

“Çdo ndërhyrje ushtarake e huaj nuk kontribuon në stabilizimin e Sirisë apo në paqen në rajon”, ka deklaruar diplomati gjerman.

Ai ka theksuar se një Siri e qëndrueshme është e rëndësishme për stabilitetin e gjithë Lindjes së Mesme.

“Sovraniteti dhe integriteti territorial i Sirisë duhet të respektohen nga të gjitha vendet”, ka shtuar ai.

Gjermania gjatë muajve të fundit ka bërë thirrje për shmangien e përshkallëzimit të mëtejshëm dhe ka kërkuar që Izraeli të ndjekë rrugën diplomatike me Sirinë dhe aktorët e tjerë rajonalë për arritjen e marrëveshjeve të qëndrueshme të sigurisë.

Ndërkohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka pretenduar se Izraeli e kishte paralajmëruar Sirinë para sulmit që të mos lejonte prani turke në bazën ajrore.

Ministri i Jashtëm sirian, Asaad al-Shaibani, e ka kundërshtuar këtë arsyetim, duke thënë se Damasku e kishte informuar Izraelin se nuk kishte plane për krijimin e një baze turke apo prani të përhershme ushtarake në atë lokacion.

Edhe Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka bërë të ditur se asnjë delegacion ushtarak turk nuk ndodhej në bazë para ose gjatë sulmit, duke e cilësuar goditjen izraelite si shkelje të papranueshme të sovranitetit sirian.

Ankaraja ka përsëritur mbështetjen për rindërtimin e Sirisë dhe forcimin e kapaciteteve të saj, ndërsa zyrtarë turq kanë kritikuar ashpër politikat e Netanyahut dhe përshkallëzimin e fundit në rajon.

Të ngjashme