Gjermania përkrah anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Prishtinë | 14 Nën 2018 | 13:05 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Schieb ka thënë sot se Berlini e mbështet anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL pasi beson se mund të kontribuojë në luftën kundër krimit.

Schieb ka theksuar se INTERPOL-i është i rëndësishëm në luftën e krimit dhe beson se policia e Kosovës mund të kontribuojë.

“INTERPOL është i rëndësishëm për luftën e krimin të organizuar dhe besoj se policia e Kosovës mund të kontribuojë në këtë luftë, ne nuk mendojmë se kjo ka ndikim në status”, është shprehur Schieb.

Tutje, ai ka thënë se anëtarësimi në INTERPOL nuk e kërkon Kosovën, por policinë e saj.

Anëtarësimi i Kosovës mund të votohet në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it e cila do të zhvillohet nga 18 deri më 21 nëntor në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Shchieb e ka përsëritur se Gjermania është kundër shkëmbimit të territoreve në mes Serbisë dhe Kosovës si një zgjidhje, dhe ky pozicion nuk do të ndryshoj. Ai ka shtuar se kjo pikëpamje është e ndarë nga shumë vende të tjera të BE-së si dhe vendet e rajonit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme