Qeveritë Federale dhe shtetërore të Gjermanisë kanë vendosur masat tejet të ashpra për të parandaluar një valë të rë të pandemisë. Por, këto masat do të vlejnë vetëm për katër ditë. Nga 1 deri me 5 prill jeta publike, ekonomike dhe private do të mbyllet tërësisht.
Masat janë vendosur në javën e Pashkëve duke tentuar të shmangin kontaktet mes njerëzve si parandalesë e rritjes së shifrave me Covid-19.
Masat që ishin deri më tani në fuqi më pas do të vlejnë deri me 18 prill.
Gjermania ka vendosur që të shtunën të funksionojë tregu, ndërsa në katër ditët e ardhshme të mos funksionojë asgjë, shkruan Indeksonline.
Gastronomia do të jetë tërësisht e mbyllur, ashtu siç do jenë edhe objektet fetare. Vetëm qendrat e vaksinimit dhe provave duhet të qëndrojnë të hapura.
Udhëtimet poashtu në shtete të tjera janë anuluar tërësisht këto katër ditë.