Gjermanishtja kërkohet si gjuhë e dytë e huaj në Gjimnazin e Pejës

Prishtinë | 22 Sht 2018 | 11:06 | Nga

Nxënësit e gjimnazit “Bedri Pejani” në Pejë, por edhe prindërit e tyre kanë ngritur shqetësimet për mungesën e mësimit të gjuhës gjermane, e cila nuk figuron si gjuhë e dytë e huaj e as që mbulon të gjitha paralelet e kësaj shkolle.

Gjimnazistët e kontaktuar nga “Koha Ditore” e shohin më të nevojshme mësimin e gjuhës gjermane sesa atë frënge.

“Gjuha gjermane për ne sot po duhet më shumë sesa ajo frënge, sepse me gjuhë gjermane ke mundësi më të mëdha edhe për të studiuar jashtë, si në Gjermani apo Austri, por edhe për punë”, flasin disa nxënës për gjuhën që me më dëshirë e kishin mësuar.

Për këtë çështje prindërit edhe kanë mbajtur takim këtë muaj në shkollë për të shikuar mundësinë e përgjigjes pozitive të shkollës në kërkesat e tyre, që fëmijët të mësojnë gjuhën gjermane e jo gjuhën frënge, e cila si lëndë është gjuhë e dytë e huaj në gjimnaz, pas gjuhës angleze.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme