Kryetari i Komisionit Qeveritar për persona të zhdukur i Republikës së Kosovës, Prenk Gjetaj, ka thënë se ata e zbatojnë ligjin për persona të zhdukur më së miri në rajon, si dhe që pret më shumë bashkëpunim nga ana e Serbisë.
Gjetaj në Konferencën “Procesi i zhvarrimeve dhe identifikimeve në territorin e Kosovës” që po mbahet në Prishtinë tha se pavarësisht se është bërë shumë për ata që ende nuk e dinë për fatin e familjarëve të tyre, ata mund të ankohen se nuk është bërë asgjë.
Ai tha se si pasojë e luftës në Kosovë, mbi 6000 persona janë lajmëruar si të zhdukur, dhe ende mbi 1600 persona nuk janë gjetur.
Deri më tani, mbi 2700 raste janë zhvarrosur nga varreza të jashtëligjshme nga jashtë Kosovës.
“Ne e zbatojmë ligjin për persona të zhdukur më së miri në rajon”, tha Gjetaj.
“Presim më shumë bashkëpunim nga ana e Serbisë”.
Gjetaj tha se për pesë ditë sa është punuar në Suhodoll, është arritur të gjendet trupi i një personi dje pjesë kockore të një tjetri, njofton Klan Kosova.