Gjigantët italianë në betejë për Darmian

Prishtinë | 23 Jan 2019 | 12:28 | Nga Ekonomia Online

Juventus dhe Inter Milan i kanë hyrë garës për ta blerë yllin e Manchester United, Matteto Darmian.

Të dy palët po përpiqen që ta sigurojnë nënshkrimin e futbollistit. Në këtë rrugë duket se më përpara janë Bianconeri që sipas Marca kanë zhvilluar bisedime me skuadrën nga Premier League, transmeton Klan Kosova.

Megjithëkëtë Inter ende ka shpresë që ta bëjë për vete mbrojtësin e United.

Të dy skuadra kanë afat edhe tetë ditë për të intensifikuar përpjekjet, pasi që atëherë mbyllet edhe afati kalimtar i janarit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme