Gjilan: Përleshje fizike mes pronarit dhe plaçkitësve që i hyn në shtëpi

Prishtinë | 09 Qer 2021 | 13:23 | Nga Ekonomia Online

Një pronar i një objekt banimi në Gjilan, është përleshur me dy meshkuj kosovarë, pasi të njëjtit dyshohet se i hyn në shtëpi për ta plaçkitur.

Sipas raportit të policisë, gjatë përleshjes, të njëjtit, që të tre, kanë pësuar lëndime trupore.

Atyre u është ofruar tretman mjekësor në emergjencën e spitalit në Gjilan, ndërsa njëri prej të dyshuarve është transferuar në QKUK-së për tretman të mëtutjeshëm.

Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme