Gjilanasi kap për fyti gruan dhe e largon zvarrë nga shtëpia në sy të fëmijëve

Prishtinë | 06 Gus 2020 | 13:33 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit R. H. dhe masën e arrestit shtëpiak të pandehurit N. H.

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në Gjilan kohë më parë ku ndaj një gruaje ishte ushtruar dhunë nga bashkëshorti i saj dhe kunati.

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë burrit që në sy të fëmijëve zvarrë e nxori gruan e tij nga shtëpia.

Njoftimi i plotë:

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej tridhjetë ditësh të pandehurit R. H., ndërsa refuzon kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj N. H., dhe i cakton masën e arrestit shtëpiak prej tridhjetë ditësh.

Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 04.06.2020, i pandehuri N. H. shkon në shtëpinë e të dëmtuarës V. Sh. dhe e godet në kokë dhe duar, ku ka qenë prezent edhe i pandehuri R. H., ku ky i fundit në prezencë të fëmijëve ka kapur për fyti të dëmtuarën (bashkëshorten) duke e ngre zvarrë dhe e nxjerrë nga shtëpia, duke i thënë që nuk mund të qëndrosh këtu, sepse je e padëshiruar.

Me këto veprime i pandehuri R. H. dyshohet të ketëkryer veprënpenale “dhunë në familje”, ndërsa i pandehuri N. H. dyshohet të ketë kryer veprën “lëndim i lehtë trupor” vepra të sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm,pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit,R. H., ndërsa ka konsideruar se ndaj të pandehurit N. H. duhet të caktohet masa e arrestit shtëpiak, pasi që kjo masë nuk do të pengoj zhvillimin normal të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.​

Të ngjashme