Gjilani me pulla postare, Haziri e vlerëson si ditë historike

Prishtinë | 13 Pri 2018 | 16:30 | Nga

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pranuar zyrtarisht pullat postare me pamje të qytetit nga ana e kryeshefit ekzekutiv të Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha.

Haziri me këtë rast e falënderoi Postën e Kosovës që e ka zgjedhur Gjilanin për ta promovuar emisionin e ri të pullave postare.

“Është nder i veçantë për Gjilanin që tashmë e kemi pullën postare dhe ju falënderoj shumë për këtë. Mund të them se kjo është ditë historike për qytetin tonë”, tha Haziri, njoftona kumtesa për media.

Hoxha, theksoi se në pullat postare janë dy pamje të Gjilanit, ajo e vitit 1925 dhe e vitit 2018, si simbolikë e të resë me të vjetrën.

“Në kuadër të emisionit të pullave postare me komunat si Postë e kemi përzgjedhur Gjilanin për promovim. Pullat janë simbol i mirë sepse e prezantojnë qytetin dhe vlerat kudo në botë. Urime juve dhe gjithë qytetarëve të Gjilanit”, ka thënë Hoxha.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme