Gjindet e mitura e zhdukur në Rahovec, thotë se një person deshi ta dhunojë

Prishtinë | 28 Dhj 2023 | 12:22 | Nga Ekonomia Online

Ndihmën e Policisë, mbrëmjen e së martës e kërkoi një vajzë në Rahovec, e cila deklaroi se motra e saj e mitur është zhdukur.

15-vjeçarja është gjetur mëngjesin e djeshëm në një shtëpi në fshatin Çifllak dhe e njëjta më pas është dërguar në spital për ekzaminime mjekësore.

Sipas sinjalit, viktima ka pohuar se një person ka tentuar që të kryejë marrëdhënie seksuale me të pa dëshirën e saj.

29-vjeçari është identifikuar, por i njëjti ende nuk është arrestuar ende për shkak se nuk dihet ende vendndodhja e tij.

Të ngjashme