Gjinovci s’pajtohet me vendimin e Këshillit të Etikës për doktoratën e Ilir Tolajt, kritikon përbërjen e ekspertëve

Prishtinë | 17 Jan 2024 | 12:03 | Nga Flutura Sogonjeva Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), ka reaguar ndaj Këshillit të Etikës, e cila ka pushuar procedurën e filluar sipas denoncimit të ORCA-s kundër Profesorit Ilir Tolaj, për plagjiaturë në doktoratë, raporton Ekonomia Online.

Ky vendim, sipas drejtorit të kësaj organizate, Rron Gjinovci, është skandaloz, teksa kritikoi edhe përbërjen e ekspertëve pasi në të është deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj.

“Dy ekspertë dhe të dy janë kolegët e tij, Shemsedin Dreshaj dhe Hamdi Ramadani. Ky e shkel parimin e etikës, pasi dihet të mos të ketë konflikt interesi, pasi të dy janë përcaktuar për ekspertë. Si mundet që një person politik të jetë pjesë e ekspertizës?

“Të dy tekstet janë të njëjta, përveç që është kopju teksti është kopjua edhe fusnotat, duhet veç me ditë gjuhën angleze ose me përkthy. Ky person jo që ka kopju tekstin, kësi lloj plagjiature nuk ka askund në botë, ndërkaq ekspertet kolegë konstatojnë se ky i ka respektuar rregullat për doktoratë”, u shpreh Gjinovci.

Gjinofci deklaroi se nuk do të pajtohen me këtë vendim dhe se do t’i ndërmarrin hapat e mëtutjeshëm.

“Nuk kemi me ndejt duarkryq për këtë reagim të Këshillit të Etikës, ne presim me caktu ekspertë tjerë, jo kolegë e bashkautor të personave. Ju mundeni me mbrojte njeri-tjetrin por është detyrë e ORCA-s, të reagojë. Edhe testet e PISA-s, analfabetizmi i 15 vjeçarëve  edhe reagimet e Qeverisë, janë jetësim e Millosheviqit që ëndërr e kishte lënien e popullit të paarsimuar”, deklaroi Gjinovci.

Ndryshe, Këshilli i Etikës ka pushuar procedurën e filluar sipas denoncimit të Organizatës për Rritjen e CIlësisë në Arsim kundër Profesorit Ilir Tolaj, për plagjiaturë në doktoratë.

Sipas Këshillit të Etikës, punimi i Tolajt i respekton standardet shkencore për një punim doktorate dhe se denoncimi duhet të refuzohet si i pathemeltë. Ky Këshill është thirrur në raportin e komisionit të ekspertëve të Universitetit të Prishtinës për konstatimin e origjinalitetit të punimit të doktoratës së Tolajt, raporton Express.

“Pushon procedura e filluar sipas denoncimit të Organizatës për rritjen e cilësisë në arsim – ORCA kundër Prof.Asoc.Dr.sc. Ilir Tola me nr. Të lëndës 14/14, datë 16.11.2022. – Këshilli i Etikës merr në konsideratë raportin e komisionit të ekspertëve të Universitetit të Prishtinës për konstatimin e origjinalitetit të punimit të doktoratës të Prof. Tolaj. – Këshilli i Etikës i referohet praktikës së deritanishme vendimarrëse duke theksuar sërish me vendosmëri, se secili anëtar i Universitetit duhet të kujdeset maksimalisht për respektimin rigoroz të kuadrit normativ, duke përfshirë këtu edhe rregullat përkatëse për publikimin e punës së tyre shkencore”, thuhet në vendim.

Të ngjashme