Gjira uron veten për ditëlindjen e 30-të: Jeta jo gjithmonë e lehtë, por ia ka vlejtur çdo ditë

Prishtinë | 19 Nën 2019 | 12:05 | Nga Ekonomia Online

Sot është një ditë mjaft e rëndësishme për reperen e njohur shqiptare, Gjira Kajtazi.

Kjo ngase ajo feston ditëlindjen e 30-të dhe me këtë rast ka zgjedhur që në rrjetet sociale t’ia bëjë vetes një urim mjaft të veçantë e njëherësh shumë emocional.

E njëjta ka hedhur në llogarinë personale, Instagram një fotografi të sajën kur ishte e vogël, ku e përshkruan jetën e saj deri më tani.

https://www.instagram.com/p/B5CnrXaKibh/?utm_source=ig_embed

“19 nëntori- zakonisht nuk më kanë lënë asnjëherë përshtypje ditëlindjet. Por ky 30-shi më ka bërë të ndihem shumë melankolike këto ditë. Nuk mundem të them se jam gati por nuk kam zgjedhje tjetër veç se të eci me kohën. Përditshmëria na bën të ndjehemi që gjithçka është e zakonshme por kur vjen momenti të kthejmë kohën prapa e vëren që shumë gjëra kanë ndryshuar”.

“Jeta është e shpejt por nëse do mundesha do e ndalja kohën ndonjëherë. Përshëndetje 30sh, mos mendo që mundesh me ma prish se sa nuk kam rrudha jemi në rregull. Flm nënë dhe baba për këtë jetë, jo gjithmonë e lehtë. Por çdo ditë ia ka vlejtur”, ka shkruar mes të tjerash artistja Kajtazi.

https://www.instagram.com/p/B4FtgdhIDqO/?utm_source=ig_embed

Përkundër viteve, Gjira vazhdon të pëlqehet në masë të madhe nga publiku, projektet e së cilës janë shumë unike, madje është e para repere në vend që bëri bujë në skenën tonë muzikore, transmeton telegraf.

“Mami s’po m’len”, “Deja Vu”, “Boom Çik e Çak”, “Mos ma prish imixhin”, janë vetëm disa nga këngët më të pëlqyera të reperes Kajtazi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme