Ekonomia Online
FUNDIT

“Gjithmonë pres më të mirën”, Kurti para takimit me Abdixhikun

“Gjithmonë pres më të mirën”, Kurti para takimit me Abdixhikun

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Muratin, dhe deputeten e zgjedhur, Arbërie Nagavcin, ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës, ku ka nisur takimi me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, dhe bashkëpunëtorët e tij, Lutfi Hazirin e Vjosa Osmanin, raporton Ekonomia Online. Takimi po […]

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Muratin, dhe deputeten e zgjedhur, Arbërie Nagavcin, ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës, ku ka nisur takimi me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, dhe bashkëpunëtorët e tij, Lutfi Hazirin e Vjosa Osmanin, raporton Ekonomia Online.

Takimi po zhvillohet në kuadër të diskutimeve për gjetjen e një emri për presidentin apo presidenten e re, me synim shmangien e zgjedhjeve të reja.

Para takimit, është thënë se diskutimet po zhvillohen me vullnet të mirë dhe në frymën e marrëveshjes së arritur.

“Po vazhdojmë diskutimet me vullnet të mirë, ashtu siç jemi marrë vesh, në mënyrë që vendimin bashkërisht ta sjellim për emrin e presidentit apo presidentes së re dhe të evitojmë zgjedhjet e reja të panevojshme. Padyshim që do të jemi të hapur karshi jush sa i përket procesit, por deri kur të kemi marrëveshje, duhet ta ruajmë konfidencialitetin. Unë gjithmonë pres më të mirën, prandaj edhe sot pres më të mirën”, është shprehur ai.

Të ngjashme