Gjoba të rënda për përdoruesit pas ndalimit të qeseve plastike në Shqipëri

Prishtinë | 02 Kor 2018 | 09:46 | Nga

Nëse i keni përdorur deri më tani qeset plastike, që prej datës 1 korrik është ndaluar rreptësisht përdorimi i tyre. Kështu, në rast se do t’i përdorni do të merren masa ndëshkuese dhe do të penalizohen përdoruesit dhe prodhuesit e tyre.

Vendimi i miratuar dy muaj më parë parashikon gjoba me vlerë 10 deri në 15 milion lekësh për bizneset që i përdorin pas afatit të lejuar.

Sipas vendimit, i cili ka hyrë dje në fuqi parashikohet që të hidhen në treg vetëm qeset e riciklueshme.

Këto qese do të jenë nën kontrollin e ministrisë dhe ato do të jenë në treg në vendet ku tregtohen mallra kundrejt një pagese të posaçme.

Sakaq, për kontrollin periodik, Këshilli i Ministrave ngarkon me përgjegjësi Agjencinë Kombëtare e Mjedisit, së bashku me Inspektoratin Kombëtar të Mjedisit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme