Gjobë ndaj shoferit në Ferizaj që drejtoi veturën nën masën mbrojtëse

Prishtinë | 30 Pri 2024 | 10:43 | Nga Ekonomia Online

Policia e Komunikacionit Rrugor në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj ka ndaluar shoferin S.M (M/K) i moshës 26 vjeçar,  i cili po drejtonte veturën e tij Opel me targa vendore nën masën mbrojtëse, ku me ligjin e ri parashihet gjobë, vazhdim i masës mbrojtëse, pikë negative dhe konfiskim i automjetit.

Ndaj tij policia i ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative, vazhdim i masës mbrojtëse edhe për gjashtë (6) muaj, si dhe i është konfiskuar përkohësisht automjeti.

Të ngjashme