Gjobiten dy shoferë në Ferizaj, tejkaluan shpejtësinë

Prishtinë | 13 Tet 2024 | 14:49 | Nga Ekonomia Online

Policia e Komunikacionit Rrugor në rrugën transitore në mes të fshatrave Varosh-Gërlicë të Ferizajt,  ka ndaluar dy shoferët: B.M (F/K),  e moshës 22-vjeçare, e cila zhvilloi shpejtësi 149 km/h në zonën e kufizimit 60 km/h dhe A.S (M/K) i moshës 22-vjeçar,  i cili zhvilloi shpejtësi 135, në zonën e kufizimit 60 km/h.

Krahas gjobës, atyre i janë shqiptuar edhe nga tri pikë negative dhe u është marrë leja për tre muaj.

Njoftimi i plotë:

Policia e Komunikacionit Rrugor me datën 12.10.2024 rreth orës 00:30 në rrugën transitore në mes të fshatrave Varosh-Gërlicë të Ferizajt, ka ndaluar dy shoferët: B.M (F/K), e moshës 22 vjeçare, e cila zhvilloi shpejtësi 149 km/h në zonën e kufizimit 60 km/h dhe A.S (M/K) i moshës 22 vjeçar, i cili zhvilloi shpejtësi 135, në zonën e kufizimit 60 km/h.

Ndaj tyre policia u shqiptoi nga një gjobë kundërvajtëse prej treqind (300) euro, 3 pikë negative dhe masë mbrojtëse prej tre (3) muajve.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara,me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes, të respektojnë shenjat e trafikut.

Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të ngjashme