Gjobitet me 20 mijë euro Lista Serbe për thyerje të heshtjes zgjedhore

Prishtinë | 07 Dhj 2020 | 13:24 | Nga Ekonomia Online

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka vendosur ta gjobisë Listën Serbe me 20 mijë euro për thyerje të heshtjes zgjedhore gjatë ditës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Mitrovicë të Veriut më 29 nëntor.

Në vendimin e PZAP që ka siguruar KOHA, thuhet se Lista Serbe obligohet që gjobën ta paguaj brenda 15 ditëve.

Ankesën në PZAP e kishte paraqitur Lëvizja Vetëvendosje.

Në ditën e zgjedhjeve kryetari i kësaj partie dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Goran Rakiq kishte ftuar qytetarët e Mitrovicës së Veriut që ta votonin kandidatin e kësaj partie për kryetar.

Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar ankesë në PZAP më 30 nëntor, ndërsa PZAP e ka pranuar ankesën si të bazuar.

Të ngjashme