Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës Adonis Tahiri, njofton se është gjobitur me 200 euro kompania e kontraktuar nga Komuna e Prishtinës, e cila ka dëmtuar gypin e ujit gjatë punimeve.
“Edhe kompanitë e kontraktuara nga Komuna dënohen e nuk kursehen, kur dëmtojnë infrastrukturën përcjellëse”, shkruan Tahiri në profilin e tij në Facebook.