Zyrtari i lartë i PDK-së, Betim Gjoshi e ka quatur të turpshme deklaratën e kryetarit të Prizrenit Mytaher Haskuka nga Vetëvendosje i cili ka thënë se qytetarët kanë pritje joreale nga qeverisja e re e Albin Kurtit.
Gjoshi ka shkruar në faqen e tij në Facebook se “këta që mashtruan njerëzit e zakonshëm të këtij vendi – nuk kanë fije turpi dhe publikisht i qortojnë dhe akuzojnë se nuk janë real në pritjet e tyre”.
“Edhe sikur t’i mbyllim sytë për premtimet mashtruese ekonomike, këta mashtrues u kanë premtuar njerëzve të këtij vendi Shpresë. A ka më rëndë se tu thuash sot njerëzve se Shpresa jote është Joreale?”, ka thënë Gjoshi në reagimin e tij./EO