Betim Gjoshi nga Partia Demokratike e Kosovës ka komentuar deklaratat e ministres së punëve të jashtme Donika Gërvalla-Schwars, duke thënë që ajo po e shfajëson Serbinë kriminale.
Ai përmes një statusi në Facebook ka përmendur që Donika ka mbështetjen edhe të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në betejën e saj për të shfajësuar Serbinë.
Postimi i tij i plotë:
Donika Schwarz, mjerisht nga pozita e Ministres së Jashtme, po e prezanton Gjykatën Speciale si një krijesë shqiptare. Në këtë mënyrë, shefja e diplomacisë kosovare po e shfajëson Serbinë kriminale që gjatë këtyre 20 viteve ka fabrikuar dëshmi me qëllimin e vetëm për të dënuar përpjekjen dhe luftën e drejtë për liri të shqiptarëve të Kosovës.
Donika Shwarz ka mbështetjen e fuqishme të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në betejën e saj për të shfajësuar Serbinë.
Shfajësimi i Serbisë për gjenocidin e kryer kundër shqiptarëve, do të kishte përmasa katastrofale për shtetin e Kosovës dhe në përgjithësi për çështjen kombëtare.
Në luftën e saj kundër shtetit të Kosovës, Donika Schwarz e ka mbështetjen e fuqishme të Albin Kurtit dhe Vjosa Raif Osmanit. Këta përbëjnë treshen anti-Kosovë dhe anti-UÇK.