Gjuajtje me armë në Veternik, plagoset një person

Prishtinë | 17 Dhj 2019 | 18:34 | Nga Ekonomia Online

Një person është plagosur sot në lagjen Veternik të Prishtinës.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Ai ka thënë se gjithçka ka ndodhur rreth orës 17:00, nga ku njësitë policore kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Me daten 17.12.2019 rrethe ores 17:00 kemi pranuar nje informate per nje person te plagosur me arme zjarri ne Veternik -Prishtine. Njesit Policore iu kane pergjigjur rastit dhe kane dalur menjehere ne vendin e ngjarejes”, ka thënë Kelani.

“Sipas informacioneve te para nga tereni vimtima i plagosur menjeher eshte transportuar ne drejtim te QKUK, dhe gjendja shendetesore sipas stafit mjekesor eshte stabile, jashte rrezikut per jete”, ka bërë të ditur ai.

Sipas Kelanit,  njësitet policore janë duke kryer hetime intensive lidhur me rastin, përderisa po kërkohen edhe të dyshuarit. 

Të ngjashme