Gjuajtje me armë nga vetura në Gjilan – policia jep detaje

Prishtinë | 28 Gus 2018 | 14:12 | Nga

Një tentim vrasje ka ndodhur të dielën në Gjilan ku katër persona janë përfshirë në një mosmarrëveshje ku nga vetura është gjuajtur edhe me armë zjarri.

Sipas Policisë së Kosovës në fshatin Budrigë dy meshkuj shqiptarë dhe dy shtetas të Maqedonisë, kanë pasur një mosmarrëveshje ku njëri prej personave ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të veturës tjetër. Policia ka arritur t’i arrestojë katër personat e përfshirë, ndërsa nuk është raportuar për të lënduar.

“Janë arrestuar katër persona dy prej tyre meshkuj K/Shqiptarë dhe dy tjerët meshkuj shqiptarë, shtetas të Maqedonisë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje gjersa ishin duke lëvizur me dy vetura, njëri prej të dyshuarve kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës tjetër. Përveç dëmeve materiale në veturë, nuk ka persona të lënduar. Si provë materiale është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme