Dy persona janë lënduar si pasojë e gjuajtjeve me armë afër Gjykatës Themelore në Pejë. Rastin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënës polici për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Gashi bëri të ditur se të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim, ndërsa i dyshuari është arrestuar. “Njësitet kompetente, hetuesit dhe […]
Gjuajtje me armë pranë Gjykatës në Pejë, plagosen dy persona

Dy persona janë lënduar si pasojë e gjuajtjeve me armë afër Gjykatës Themelore në Pejë.
Rastin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënës polici për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi bëri të ditur se të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim, ndërsa i dyshuari është arrestuar.
“Njësitet kompetente, hetuesit dhe prokurori janë në vendngjarje dhe po merren me rastin,” tha Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Pejës











