Gjuajtje me armë zjarri në Pejë, lëndohet një person

Prishtinë | 05 Pri 2024 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Një person ka pësuar lëndime trupore pasi në veturën që ishte, dyshohet se persona të panjohur kanë shtënë në drejtim të saj.

“Pas pranimit të informatës për disa të shtëna me armë zjarri njësiti policor në afërsi të vendit të ngjarjes ka takuar një veturë në të cilën ishin dy viktimat meshkuj kosovarë të cilët kanë deklaruar se në drejtim të tyre nga një motoqikletë në lëvizje, nga dy persona të panjohur ështe shtënë disa herë me armë zjarri. Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar 5 gëzhoja dhe në veturë të viktimave ka vërejtur 4 vrima që dyshohet se janë si pasojë e predhës së fishekut. Njëri nga viktimat ka pësuar lëndim të lehtë”, thotë policia në raport.

Lidhur me rastin pas konsultimit të prokurorit rasti inicohet dhe i njëjti trajtohet nga njësitë kompetente policore.

Të ngjashme