Gjuha e krijuar nga Albin Kurti mbulim i paaftësisë për të ofruar zgjidhje konkrete për krizën

Prishtinë | 09 Nën 2022 | 19:51 | Nga Sibel Halimi

Është e lehtë ta përdorësh traumën shoqërore, për ushtrimin iluziv të pushtetit absolut, por vështirë është ta shërosh atë.

Pikërisht, në këtë dimension ndahen rrugët në mes të liderëve largpamës dhe atyre që duan spektakël për ta mbajtur veten gjallë në politikën ditore.

Gjuha e realitetit të ri, i krijuar nga Albin Kurti dhe kori i tij qeveritar, nuk është asgjë tjetër pos mbijetesë politike, e mbulim i paaftësisë për t’i ofruar zgjidhje konkrete krizës së krijuar.

Kështu bëjnë popullistët, nuk qeverisin edhe kur u ofrohet mundësia, por përgatisin popullin për ringjalljen e një përballjeje apokaliptike, siç do të shprehej Jan Werner Muller.

Popullistët rikthehen, në dhembjen e mbuluar nga e tashmja, ngacmojnë plagën, shndërrohen në ‘patriotë’, kështu mbijetojnë.

Duke u ‘trimëruar’ e kundërshtuar, madje edhe ShBA-në, pa të cilët sot nuk do të mund ta kishin fatin as për të jetuar.

Kosova, është vend i yni, i qytetarëve që duan urtësi e maturi në udhëheqje, e jo spektakël!

Të ngjashme