Gjumë me apo pa çorape?

Prishtinë | 24 Shk 2020 | 12:51 | Nga Ekonomia Online

Gjumë me apo pa çorape, jepini fund njëherë e mirë kësaj dileme.

Disa njerëz janë të mësuar me idenë se çorapet në shtëpi janë një domosdoshmëri.

Por janë të ndarë në dy pjesë kur bëhet fjalë për gjumin: disa flenë me çorape, të tjerë pa çorape.

Një pjesë mendojnë se të flesh me çorape është një mënyrë për të mbrojtur këmbët nga i ftohti, por pjesa tjetër i mbron ato nga djersitja. Cila është përgjigjja e specialistëve?

Të veshësh çorape në shtëpi të ndihmon jo vetëm për t’i mbajtur këmbët më të ngrohta, por edhe për të ndihmuar thembrat të mos plasariten.

Moti i ftohtë, siç dihet, ndikon shumë në tharjen e lëkurës dhe kjo vlen edhe për shputat.

Nëse ecën zbathur në shtëpi, bën që lëkura të thahet më shpejt, derisa çon edhe në çarjen e thembrave.

Duke veshur çorape, krijon një pengesë mes këmbëve dhe dyshemesë, duke bërë kështu që lëkura e këmbëve të qëndrojë me lagështirën e vet.

Arsye të tjera:

Këmbët e ngrohta ngrohin të gjithë trupin;

Çorapet krijojnë një mburojë që ndihmon kundër dhimbjes së këmbëve;

Këmbët janë më të pastra;

Në një studim të fundit nga “National Sleep Foundation”, të publikuar në sleep.org, listohen arsyet pse të flesh me çorape është një mënyrë mjaft e mirë për ta pasur trupin më të ngohtë dhe më të çlodhur gjatë natës.

Ndërsa këmbët janë të ngrohta, qarkullimi i gjakut në vena është më i lehtë dhe kjo i dërgon një sinjal gjumi trurit.

Pasi enët e gjakut janë të hapura dhe ngrohtësia është shpërndarë në të gjithë trupin, atëherë ky i fundit është gati për gjumë, shpjegojnë ekspertët.

Këshilla:

Përdor batanije apo jorgan të rëndë për të krijuar ngrohtësi më shpejt.

Përdor një jastëk me ngrohje për këmbët, para gjumit.

Zakonisht përdor çorape leshi ose kashmiri, të cilat sigurojnë një ngrohje të shpejtë.

Mbaj gjithmonë veshur çorape në shtëpi./klankosova

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme