Gjuriq: Deklarata e Hoxhajt tregon edhe një herë se Prishtina është kundër dialogut

Prishtinë | 31 Mar 2019 | 17:41 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq, deklaroi se taksa e Kosovës për mallrat serbe kishte për qëllim që të dëmtojë Serbinë.

Sipas tij Prishtina është krejtësisht kundër çdo lloj dialogu dhe kompromisi, shkruan Blic,rs.

Duke komentuar deklaratën e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj se politika e taksave ka pasur fryt pasi i ka shkaktuar dëme ekonomisë serbe, Gjuriq tha se kjo tregon edhe një herë se çfarë ishte motivi për vendosjen e këtyre taksave.

“Me këtë, Hoxhaj ka konfirmuar se të gjitha tregimet rreth asaj se si Prishtina dëshiron dialog dhe normalizim janë të zbrazëta, pasi me gjithë këtë që kanë bërë dëshmuan se vetëm duan t’i shkaktojnë sa më shumë dëme Serbisë dhe serbëve në Kosovë”.

Zv.kryeministri Hoxhaj ka deklaruar në një intervistë për EO se taksa e vendosur nga qeveria e Kosovës për mallra serbe e ka mbërritur efektin e saj, meqë taksa e ka goditur ekonominë e Serbisë.

Hoxhaj ndër të tjerash ka shtuar se me vendosjen e taksës Kosova i ka dhënë përgjigje të plotë Serbisë, se është shtet i pavarur dhe sovran.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme