Gjuriq: E vetmja gjë në mendjen e Kosovës është njohja nga Serbia

Prishtinë | 09 Sht 2019 | 08:54 | Nga Ekonomia Online

Prishtina do të duhet të përmbushë angazhimet e saj, tha drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.

Sipas tij, “e vetmja gjë në mendjen e Prishtinës është statusi dhe njohja nga Serbia, porse asgjë nga kjo nuk do të ndodhë”, transmeton Klan Kosova.

“Nuk do të ketë zgjidhje të lehtë dhe të qëndrueshme për çështjen e Kosovës. Kjo nuk do të na ndryshojë dhe çdo mbështetje për serbët në Kosovë do të jetë edhe më e fortë, “tha Gjuriq për Veçernje Novosti

Të ngjashme