Drejtori i Zyrës Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë të enjten se deklarata e ministrit shqiptar të Diasporës, Pandeli Majko se nga 1 janari i viti 2019 se do të hapen kufijtë ndërmjet Shqipërisë e Kosovës është joserioze, e papërgjegjshme dhe se shërben vetëm për shtim të përkeqësimit të marrëdhënieve në rajon.
“Enver Hoxha ka vdekur e nga Shqipëria e madhe nuk ka dhe nuk do të ketë asgjë. Kosova dhe Shqipëria nuk kanë kufij, ekziston vetëm kufiri ndërmjet Serbisë e Shqipërisë me gjatësi 111 kilometra”, citon tanjug të ketë thënë Gjuriq.
Sipas tij, kufiri ndërmjet Serbisë e Shqipërisë shtrihet nga tre kufijshi Maqedoni – Shqipëri – Serbi deri te tre kufijshi Serbi- Mali i Zi – Shqipëri dhe ky kufi, thotë ai, është i vetmi që ka ekzistuar dhe që mund të ekzistojë.
“Sipas Rezolutës 1244 ne jemi ata që kemi të drejtë t’i shfrytëzojmë kalimet kufitare te Qafa e Prushit dhe te Vërmica dhe atje ta kemi personelin tonë. Por për këtë askush në bashkësinë ndërkombëtare nuk brengoset e nuk brengoset as për deklarata të tilla kërcënuese që çdo ditë vijnë nga përfaqësues të ndryshëm”, ka thënë ai duke shtuar se këtë deklaratë Majko e ka thënë para përfaqësuesve më të lartë të Kosovës Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj.