Gjuriq: Fashizmi dhe dhuna s’do të fitojnë në prag të fazës kryesore të luftës për Kosovën

Prishtinë | 08 Kor 2020 | 11:06 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq me rastin e protestave dhe trazirave para Kuvendit të Serbisë, tha se fashizmi dhe dhuna në rrugë në Serbi nuk do të fitojnë.

“Fashizmi dhe dhuna nuk do të fitojnë, pa marrë parasysh sa agresivë dhe të dhunshëm ata që, përkundër faktit se njerëzit nuk i duan, përpiqen të hyjnë në Parlamentin serb me sharra dhe shufra dhe të destabilizojnë Serbinë në kurriz të dikujt tjetër në prag të fazës kryesore të luftës sonë për Kosovën”, tha Gjuriq që njëherit është nënkryetar i Bordit të Partisë Përparimimtare Serbe (SNS), raporton Tanjug.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme