Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka ftuar serbët që ta vizitojnë sa më shumë Kosovën, njofton Klan Kosova.
“Vizitojeni Kosovën – zemrën tuaj”, u ka thënë serbëve Gjuriq.
Ajo këto deklarime i ka bërë në Panairin e Turizmit në Beograd.
“2018 ka të paktën 365 arsye për njerëzit që të vizitojnë djepin e spiritualitetit, traditës dhe identitetit tonë”, tha Gjuriq.