Gjuriq: Gjithsej 38 serbë të prekur me Coronavirus në Kosovë

Prishtinë | 10 Pri 2020 | 09:05 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq tha se në 24 orët e fundit, dy persona në zonat e banuara me serbë në Kosovë janë infektuar me Covid-19.

Deri më tani janë raportuar 38 pacientë, njëri prej të cilëve vdiq, tha Gjuriq mbrëmë në Instagram.

Ai deklaroi mes tjerash se masa e karantinës nga ora 12.00 deri në 6.00 të mëngjesit në Mitrovicën e Veriut dhe Zveçan është mënyra e vetme për të parandaluar përhapjen e Coronavirusit.

Gjuriq i u bëri thirrje qytetarëve që t’u përmbahen këtyre masave sepse, siç tha ai, secili prej nesh është “vija e parë në luftën kundër së keqes që na ka zbritur”, raporton Tanjug.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme