Askush nuk e di nëse dhe kur do të formohet Qeveria në Prishtinë, dhe madje mund të ketë zgjedhje të reja në Kosovë.
Kështu ka deklaruar drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq i cili ka shtuar se kjo varet kryesisht nga një faktor i huaj.
Ai kësisoj i është përgjigjur pyetjes së TV Happy se kur mund të pritet formimi i Qeverisë në Kosovë si dhe vazhdimi i dialogut
Sipas Gjuriq, “formimi i Qeverisë në Prishtinë është shumë më i vështirë sesa ata njoftuan dhe premtuan”.