Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë në një intervistë për RTS-në se nesër në Bruksel do të rifillojnë bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës mbi Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe telekomunikacion.
Gjuriq ka folur edhe për hapjen e Urës mbi lumin Ibër. Ai ka thënë se ura po hapet për shkak të punimeve aty dhe gjatë gjithë kohës do të jetë i vendosur KFOR-i për patrullim në pjesën e Mitrovicës Veriore.
Ai theksoi se Serbia është duke zbatuar të gjitha marrëveshjet që janë rënë dakord në Bruksel.
Ndërsa, duke komentuar vizitën e zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden në Serbi, Gjuriq tha se kryeministri, Aleksandar Vuçiq tri herë tashmë është takuar me Biden.
“Ne duam të ndërtojmë marrëdhënie sa më të mirë që është e mundshme me Shtetet e Bashkuara dhe kjo është diçka që është në interes të popullit tonë”, ka thënë Gjuriq.